Policia në kontroll të donacioneve nga familja Zaev për krizën nga korona, u ndërpre shpërndarja e pakove ushqimore

Policia ndaloi shpërndarjen e pakove humanitare, donacion nga familja Zaev nga Strumica për njerëzit e prekur nga kriza me koronën. Mbrëmë, policia i ka bastisur ambientet e një ish-objekti hotelerik në Strumicë, ku vullnetarë nga shoqata “Të gjithë së bashku mundemi” kanë qenë duke përgatitur pakot me artikuj ushqimit që është dashur t’iu shpërndahen familjeve me gjendje të rrezikuar sociale, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e shoqatës thonë se policia ka kërkuar dokumente për paketat. Gjatë kontrollit, pakot me artikuj ushqimorë gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në rrugë. Kryetari i shoqatës, Aleksandar Markoski, beson se aksioni ka prapavijë politike.

“Është një konstrukt nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski, i realizuar nga ministri Naqe Çulev. Prej nesh kërkuan dokumente për donacionet që janë zakonisht te donatorët. Është e turpshme dhe për të ardhur keq kjo që po bëhet, sepse bëhet fjalë për donacion nga familja Zaev”, tha kryetari i shoqatës Aleksandar Markoski i cili së bashku me vullnetarët e tjerë të shoqatës u desh të jepnin deklarata në polici.

Deri më tani, nuk ka asnjë prononcim nga MPB për aksionin në Strumicë ku është ndalur shpërndarja e pakove humanitare të dhuruara nga familja Zaev. Bëhet fjalë për disa qindra pako ushqimore që ishin destinuar për qytetarët në rrezik social në Dojran, Radovish, Konçe, Gjevgjeli, Prilep, Kavadarci, Negotinë Demir Kapija.

Deri më tani, përmes kompanive të tij familja Zaev ka dhuruar pako ushqimore në Strumicë, Bosillovë dhe Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button