KOVID 19: Ja numri i të infektuarve sipas komunave reale të Tetovës me rrethinë, gjithsej 82 raste

6 raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në Tetovë me rrethinë, kështu numri i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 82, nga ky numër 24 prej tyre janë të shëruar kurse 4 kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Sipas komunave, numri i të infektuarve është si vijon:

  • Komuna e Tetoves – 34 (2 kane nderuar jete)
  • Komuna e Bogovines – 27 (2 ka nderuar jete)
  • Komuna e Tearcës – 5
  • Komuna e Brvenicës – 6 (1 ka nderuar jete)
  • Komuna e Jegunovcës – 4
  • Komuna e Zhelinës –  5

Marrë parasysh numrin e banorëve në Komunën e Bogovinës, kjo komunë në rajonin e pollogut ngelet si më e rrezikuara nga virusi korona kurse menjëherë pas kësaj të fundit, është Komuna e Tetovës.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 3 persona nuk e kanë respektuar urdhrin për lëvizje të kufizuar, me këtë të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatitet parashtresë adekuate për “mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”.

Ndërsa për gjithsej 11 persona, edhe atë 8 në Tetovë kurse 3 në Gostivar janë pregaditur vendime për izolim kurse 24 persona, edhe atë 11 në Tetovë kurse 13 në Gostivar kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Tetova përballë masave të veçanta

Disa ditë pasi u bë e obligueshme masa për mbajtje e maskave mbrojtëse në hapësira publike, të hapura dhe të mbyllura, Qeveria e RMV-së dhuroi 30,000 maska mbrojtëse për qytetarët e Komunës së Tetovës dhe të njëjtat do të shpërndahen derë më derë nga zyrtarët e kësaj komune.

Kurse sot, Qendra për Menaxhim të Ndryshimit së bashku me disa organizata partnere, Komunës së Tetovës i dhuruan 4800 maska mbrojtëse, 625 maska mbrojtëse plastike si dhe 550 sapunë antibakterial të përpunuar në bazë natyrale, të cilat do të shpërndahen në Spitalin Klinik të Tetovës dhe Sektorin për Punë të Brendshme (SPB).

Përveç kësaj mase, në Komunën e Tetovës me kërkesë të shtabit të krizës është miratuar nga Qeveria e RMV-së edhe masa për ndalesë të transportit të organizuar, respektivisht me furgon dhe autobusë nga fshatrat përreth në qytetin e Tetovës.

Megjithatë, Portalb.mk ditën e djeshme doli për të inspektuar se sa respektohet kjo masë nga ku edhe u dëshmua se shoferët e furgonëve vazhdojnë me aktivitetin e tyre e për këtë, nga policia u arsyetuan për faktin se nuk ka bazë ligjore për dënimin e të njëjtëve, për shkak se Qeveria e RMV-së nuk ka rregulluar ligjërisht një gjë të tillë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit në RMV katër persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërkaq 23 persona të ri janë infektuar. Me këtë nuri i përgjithshëm i të vdekurve në vend nga KOVID-19 është 77, i të infektuarve 1465, ndërkaq të shëruarve 738. Numri aktiv i rasteve në RMV është 650.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button