Arrestimi i hoxhë Shukri Aliut nxit reagime në Internet

Lajmi për ekstradimin e Shukri Aliut nga Kosova ka nxitur reagimet e faqeve islame në internet. Një prej tyre është teuhid.net , faqja ku Aliu ishte kolumnist i rregullt. Në redaksinë e Portalb kanë ardhur shkrimet e tyre duke e quajtur këtë akt si tradhti shqiptare.

Më poshtë janë disa pjesë nga reagimet:

 “Sot nuk është burgosur Shukri Aliu, sot është burgosur luftëtari i UÇK-së, i cili deri në fund të luftës qëndroi në pikën e rrezikut dhe pastaj nuk është kyçur në asnjë parti politike “për t’i ndihmuar shqiptarët”, por morri rrugën normale të çdo qytetari, me një jetë të varfër dhe modeste.Është interesant se në historinë e popullit shqiptarë, rrallë herë ka ndodhur që shqiptari të dorëzohet nga shqiptarët në dorën e armiqve të tyre. Sot, Shukri Aliu, si ish-ushtarë i UÇK-së së Kosovës, u tradhtua nga qeveria e Kosovës që pretendon se mbron dhe udhëhiqet nga liderët e luftës. Po ashtu, ai u tradhtua nga partia shqiptare në Maqedoni, e cila parti rrjedh nga ngjyrat e luftës çlirimtare kundër okupatorëve” shkruan Teuhid.net

 “Nuk do të shtojmë asgjë vetëm se do të pyesim çdo shqiptarë se deri kur armiqtë tanë do të na burgosin trimat tanë? A duhet që njeriu të vdes (sikur Harun Aliu) e pastaj t’i dihet vlera? Mendoni para se të bëhet vonë” reagon BotaIslame.com 

“Me të vërtetë është për t’u mërzitur kur dëgjon se një ndër hoxhallarët dhe trimat më të njohur, sot gjendet në burgun e Maqedonisë. Kemi dëgjuar se para se të ekstradohet, ai ka qenë i burgosur afër një muaj në Kosovë, dhe me këtë dëshmohet se nëse dikush po e shkatërron popullin shqiptarë musliman, është ligji demokratik që keqpërdoret nga tiranët që janë verbuar pas interesit personal” shkruan mes tjerash Mesazhi-Islam

Me poshtë është video e arrestimit të Aliut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button