4800 maska mbrojtëse, 625 të plastikës si dhe 550 sapunë ju dhuruan sot Komunës së Tetovës

4800 maska, 625 maska mbrojtëse plastike dhe 550 sapunë antibakterial të përpunuar në bazë natyrale iu dhuruan sot Komunës së Tetovës si donacion nga Qendra për Menaxhim të Ndryshimit së bashku me organizatat partnere. Këto mjete do ti ndahen Spitalit Klinik të Tetovës dhe Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), shkruan Portalb.mk.

Sipas koordinatores të këtij projekti, me anë të këtij donacioni ata synojnë të ndihmojnë në luftën kundër virusit korona dhe njëkohësisht edhe në përforcimin e kapaciteteve për prodhim dhe shitje të grave ndërmarrëse në rajonin ndërkufitar, pasi që të njëjtat kanë qenë direkt të kyçura në këtë projekt.

“Ky donacion do të ndihmoje qytetarët, policët, punonjësit e shëndetësisë që të ruajnë shëndetin e tyre përgjatë kryerjes së obligimeve të punës por gjithashtu do të ndihmojmë edhe në përforcimin e kapaciteteve për prodhim dhe shitje të grave ndërmarrëse në rajonin ndërkufitar. Në prodhimin e mjeteve të cilat i donojmë, marrin pjesë gra sipërmarrëse nga sektori i shërbimit, shëndetësisë dhe artizanatit të cilat janë të kyçura në formë aktive në këtë projekt. Përmes këtij donacioni ne kemi ndihmuar si në luftën kundër virusit korona, ashtu edhe me përkrahje financiare dhe edukative të grave të cilat morën pjesë në këtë aksion. Në këtë mënyrë ndihmuam drejtpërdrejt në likuiditetin e këtyre kompanive, të cilat në këto kushte ku ka rënie të konsiderueshme të sektorit të biznesit, ne i përkrahëm ata. Gjithashtu u munduam të ngremë vetëdijen te njerëzit në lidhje me rolet gjinore dhe rëndësinë e grave në shoqëri si dhe punën e tyre në kushte të pandemisë”  theksoi Jasna Pajkovska, koordinatore e projektit.

Donacion për Komunën e Tetovës.
Donacion për Komunën e Tetovës.

Rugova Kurtishi nga Komuna e Tetovës shpjegoi se këto maska do të ndahen Spitalit Klinik të Tetovës si dhe Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) nga Shtabi i Krizës i kësaj komune.

“Ne si shtab i krizës në Komunën e Tetovës falënderojmë për ndihmën që sot u dorëzua në komunën tonë. Një pjesë e këtij donacioni, pra vizirët dhe sapunët antibakterial do të dhurohen në SPB Tetovë dhe Qendrën Klinike Tetovë, kurse maskat mbrojtëse Shtabi krizës do t’i shpërndajnë tek qytetarët e Komunës së Tetovës” tha Rugova Kurtishi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button