Seul, burgoset spiuni koreanoverior

Një gjykatë në Korenë e Jugut burgosi një spiun koreanoverior, i cili duket se mbërriti në vend me misionin e vrasjes së djalit më të madh të ish-drejtuesit Kim Jong-il. 

I dënuar me katër vjet heqje lirie, spiuni identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, u maskua në Korenë e Jugut si i arratisur.

Më përpara, ai kishte punuar dhjetë vjet në Kinë, duke ndjekur të arratisurit nga vendi komunist më i izoluari në botë.

Sipas mediave koreanojugore, përpara gjykatës, spiuni verior pranoi se ishte në misionin e organizimit të një atentati ndaj Kim Jong-nam, djalit të madh të Kim Jong-il dhe vëllait të drejtuesit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Besohet se Kim Jong-nam ishte favoriti për të trashëguar pushtetin në Penian deri në vitin 2001, kur tentoi të largohej për në Japoni duke përdorur një pasaportë të falsifikuar.

Ndonëse prej disa vitesh Jong-nam jeton jashtë vendit të tij të lindjes, ai duket se konsiderohet ende si një kërcënim nga lideri aktual, i cili besohet se është edhe ai që ka urdhëruar eliminimin fizik të vëllait të tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button