RMV, Kanë përfunduar karantinën shtetërore të gjithë personat që kanë qëndruar në hotel “Montenegro”

Personat që kanë qenë në karantinë shtetërore në hotelin “Montenegro” në Veles, kanë shkuar të gjithë në shtëpi. 75 personat që kanë qëndruar 15 ditë në karantinë në këtë hotel, kanë qenë shtetas maqedonas që kanë udhëtuar me avion nga Brukseli më 10 prill, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë kanë shkuar, a do të vijnë persona të tjerë në karantinë shtetërore varet nga Ministria e Punëve të Jashtëm, nëse organizon kthim të ri të shtetasve maqedonas nga vende të treta”, tha Zoran Todorovski, pronari i këtij hoteli.

Informatën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Spitalit të përgjithshëm të Velesit, Vesna Nikollovska – Nedelkova, sepse mjek nga ky spital kanë qenë të obliguar të ndjekin gjendjen shëndetësore të personave që kanë qëndruar në hotel dy javë. Nga ky spital kanë thënë se janë shëruar edhe dy personat që kanë qenë të infektuar me COVID-19 ndërsa kanë ardhur me këtë grup.

“Personat që kanë pasur koronavirus kanë qenë negativ në dy testet kontrolluese të COVID-19, edhe ato kanë lëshuar repartin dhe kanë shkuar”, deklaroi dr. Nikollovska – Nedelkova.

Në hotelin “Montenegro” paraprakisht kanë qëndruar edhe 45 persona të cilët në mars janë kthyer me avion nga Zagrebi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button