Austria: Ndihmë dhe Solidaritet për Maqedoninë e Veriut

Austria u godit nga pandemia e COVID-19 rreth dy javë e gjysmë para Maqedonisë së Veriut. Duke supozuar se më e keqja ka mbaruar, Austria tani është në gjendje të sigurojë urgjentisht furnizime të nevojshme për ndihmë për Maqedoninë e Veriut në ditët në vijim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM) për t’u marrë me pandeminë, përkatësisht tendat, batanijet, gjeneratorë të energjisë elektrike, dyshekë, ndërresa shtratit dhe pako higjene.

“Austria po e mbështet Maqedoninë e Veriut në këtë krizë me shpërndarjen e furnizime të nevojshme për ndihmë”, deklaroj Ministri i Punëve të Jashtme Schallenberg në këtë kontekst. Përveç vendeve më të prekura, përparësi për ndihmën dhe solidaritetin austriak kanë  vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme: “Koronavirusi po na sfidon të gjithëve me sfida të reja, të cilët mund t’i zgjidhim vetëm së bashku. Në të njëjtën mënyrë siç vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti të zënë vendin e tyre në BE.”

Austria gjithashtu dëshiron të tregojë solidaritet kur kapacitetet spitalore kanë arritur kufirin për shkak të COVID-19. Kjo është arsyeja pse Austria ka ofruar trajtim spitalor në Austri për pacientët e Maqedonisë Veriore. Edhe në kohën kur pandemia ka arritur kulmin, spitalet në Austri mbeten të hapura për pacientët me raste urgjente nga Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button