UEFA këmbëngul për rifillimin e sezonit

UEFA nuk dëshiron për momentin të dëgjojë asgjë tjetër përveç fillimit të sezonit. Pavarsisht krizës së madhe të shkaktuar nga koronavirus, kryetari i komitetit mjekësor të UEFA-s, Tim Meyer, ka thënë se është e mundur të rifillojë sezoni 2019-20, transmeton Zëri.

“Të gjitha organizatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të duhet të kenë protokolle gjithëpërfshirëse që diktojnë kushte sanitare dhe operacionale duke siguruar që shëndeti i atyre që janë të përfshirë në ndeshje të mbrohet dhe të ruhet integriteti i politikës publike. Në këto kushte dhe në respektim të plotë të legjislacionit vendor (shteteve përkatëse), patjetër që është e mundur të planifikohet rifillimi i garave të pezulluara të sezonit 2019-20”, ka thënë Meyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button