​LDK-ja sot pritet të nënshkruajë marrëveshjen me Nismën dhe AKR-në

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet t’i finalizojë dhe nënshkruajë marrëveshjen për koalicion qeverisës edhe me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Qeverisë së re, Avdullah Hoti ka përsëritur AKR, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do të jetë pjesë e koalicionit për formimin e Qeverisë.

Hoti tha se është mjaft i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga partitë e komuniteteve jo-shumicë, transmeton Telegrafi.

Kandidati i LDK-së për kryeministër dje ka përfunduar edhe marrëveshjen me Listën Serbe.

“Po ka përfundur me Listën Serbe dhe ata do të kenë pjesëmarrje njësoj siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”, tha Hoti.

Tutje, ai bëri të ditur se tashmë janë finalizuar një pjesë e madhe e bisedave me partnerët e koalicionit dhe se presin që sa më shpejt të arrijnë edhe marrëveshjet tjera.

“I kemi përmbyllur një pjesë të madhe të bisedave me partnerët e koalicionit, kemi përmbyllur marrëveshjen me AAK-në edhe më nje pjesë të madhe të komuniteteve jo-shumicë, po presim që edhe me partnerët e tjerë të përmbyllim marrëveshjet dhe presim që sa më shpejt të dalim para Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojmë besimin për formimin e Qeverisë”, ishte shprehur Hoti.

Hoti po ashtu deklaroi se pret nga të gjithë deputetët e LDK-së të resoektojnë vendimet e Këshillit të Përjgithshëm të Partisë.

“Unë pres që të gjithë deputetët pa përjashtim të respketojjnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm”, tha Hoti.

Ndërsa, ndër të tjera, Hoti tha po ashtu se derisa ka një shumicë parlamentar nuk ka nevojë për zgjedhje, as pas pandemisë.

“Për aq kohë sa mund të bëhet një shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nuk ka nevojë për zgjedhje dhe ka vullnet nga partitë parlamentare që të krijohet kjo shumicë e udhëhequr nga LDK-ja”, tha Hoti para medieve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button