Me maska dhe doreza, Kuvendi i Shqipërisë mbledh sot deputetët duke respektuar masat e distancimit social

Kjo e enjte do të mbledhë për të tretën herë deputetët në parlament, seancë e cila zhvillohet në një gjendje të fatkeqësisë natyre. Ashtu sikurse edhe dy seancat e tjera të zhvilluara, deputetët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, të shpërndarë në të gjithë sallë me qëllim ruajtjen e distancimit social.

Seancën e kaluar deputetët shkelën rregullat, gjë që bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi t’u tërhiqte vëmendjen, teksa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkoi më tej duke kërkuar që Kuvendi të mbyllej, transmeton Java News.

Ditën e djeshme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku deputetja Rudina Hajdari kërkoi më shumë kohë për të folur për deputetët e opozitës dhe që në rendin e ditës të kishte më pak projektligje, pra që fokusi të ishte vetëm te situata e krijuar nga COVID-i. Por të dyja kërkesa janë rrëzuar, pasi kryetari i Kuvendit nuk i ka pranuar.

Ndërkohë, Kuvendi do të bëjë një javë “pushim”, pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që javën e ardhshme nuk do ketë seancë plenare. Seancat parlamentare do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button