Kosovë, Është rritur në 799 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 9 persona të tjerë janë diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 799 numrin e përgjithshëm të rasteve, transmeton Portalb.mk.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga virusi, por 17 persona janë shëruar, duke e çuar në 249 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend.

Rastet e reja pozitive me koronavirus janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër janë regjistruar më shumë në Komunën e Prizrenit.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 225 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti gjithsej janë testuar 7.180 mostra.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button