BDI reagon ndaj deklaratave të Zijadin Selës

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate të lëshuar për media, reagoi ndaj deklaratave të kandidatit për prefekt komune të Strugës, Zijadin Sela.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se “Bashkimi Demokratik për Integrim  reagon ndaj keqpërdorimit të paturpshëm të fatit të të privuarve nga rasti i vrasjes së pesëfisht në Smillkovc nga kandidati i PDSH-së për komunën e Strugës Zijadin Sela në funksion të ndërtimit të kandidaturës së vet për zgjedhjet lokale.

Nga partia në fjale  më tej shtojnë se “kandidaturat elektorale nuk ndërtohen në bazë të fatkeqësive të qytetarëve, por në bazë të vizionit për të ardhmen e komunës dhe qytetarëve të saj”.

BDI është zotuar se do të garantoj paanshmërinë dhe objektivitetin e procesit dhe do mbetet konsekuent në këtë zotim deri në fund. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button