RMV, Drejtoresha e ShF Ismail Qemali i reagoi deputetit Zekiri: Nuk është e vërtetë se nuk zhvillojmë mësim online

Drejtoresha e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Çair, Burbuqe Ymeri, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili sot më herët, nëpërmjet një postimit në Facebook, tha se në këtë shkollë nuk mbahet mësim online, njofton Portalb.mk.

Ymeri ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke thënë se ky është një lajm i rrejshëm.

“Sot, në faqen e tij në facebook Muhamed Zekiri – Muki shkruan një të pavërtetë për shkollën tonë. Kjo është një FAKE NEWS klasik. Është mëkat që një intelektual dhe si një prind i kësaj shkolle të mëkëmbë punën e palodhur të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve që me shumë mund dhe sakrifica e bëjnë në këto ditë të vështira. Nuk po hyjmë në atë që ka qëllime politike apo qëllim tjetër, por se punohet munden ta vërtetojnë të gjithë arsimtarët, nxënësit si dhe prindërit të cilët angazhohen me fëmijët e tyre. Të gjithë që interesohen për punën e palodhshme të shkollës munden të kyqen në linkun më poshtë i cili poashtu funksionon në dy gjuhë sepse në shkollën tonë zhvillohet mësim në dy gjuhë. https://shfkismailqemalichair.edu.mk/…/sq/m%C3%ABsi…/klasa-v https://shfkismailqemalichair.edu.mk/…/%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D…”, thuhet në komunikatën e Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.

Ndërkaq, Zekiri gjatë ditës së sotme, tha se, “në shkollën fillore Ismail Qemali në Çair ku ndjek mësimet edhe vajza ime, ajo nuk ka zhvilluar asnjë orë online deri më tani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button