(VIDEO) Ekstradohet hoxhë Shkuri Aliu, akuzohet për vrasjen e pesëfishtë?

Për ekstradimin e Hoxhë Shukri Aliut, pas të cilit Maqedonia ka lëshuar fletëarrest që në vitin 2005, i cili u arrestua nga fundi i tetorit në Kosovë, gjatë periudhës së fundit është punuar në procedurat mes Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës. Ai sot është ekstraduar në vend, konfirmuan për Plusinfo nga MPB-ja.

Sipas këtij mediumi,  zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka thënë se nuk përjashtohet mundësia ai të kishte qenë ideator i vrasjes së pesëfishtë në prill të këtij viti në Smillkovcë.

Gjykimi për rastin Monstra pritet të fillojë më 20 dhjetor.

Nga kufiri policia e vendit menjëherë e vendosi në vuajtje të dënimit me burg prej tre viteve, të cilit i është shqiptuar sivjet për veprën penale dhunë, më saktë për pjesëmarrjen gjatë rrahjes në BFI./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button