Organizatat civile me rekomandime për institucionet se si të zvogëlohen pasojat e krizës koronës mbi të rinjtë

Komiteti i Helsinkit thekson se pasojat afatgjata të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19 do të ndjehen më së shumti nga të rinjtë. Prandaj, një grup i organizatave të shoqërisë civile përgatitën rekomandime urgjente për institucionet për të zvogëluar efektin negativ tek të rinjtë në këtë gjendje të jashtëzakonshme, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Dokumenti ofron rekomandime urgjente për politika që duhet të zbatohen menjëherë për të zvogëluar pasojat gjatë izolimit dhe gjatë gjendjes jashtëzakonshme. Për shkak të urgjencës dhe ndryshueshmërisë së situatës, dokumenti u lëshua që institucionet të mund të përfitojnë nga këto rekomandime.

“Të rinjtë, si punëtorë të cilëve shpesh u shkelen të drejta e punonjësve, janë ndër të parat të cilët i vuajnë pasojat e largimeve nga puna. Shumë të rinj të papunë do të bien edhe më poshtë në radhën për punësim. Nxënësit dhe studentët e izoluar nga bashkëmoshatarët po përballen çdo ditë me ligjërata të improvizuara në internet. Është e paqartë se sa njohuri marrin ata, nëse të gjithë kanë qasje në mësimet në internet dhe si do të përfundojë viti shkollor”- theksojnë disa pasojat nga Komiteti i Helsinkit.

Prandaj, thonë ata, izolimi i zgjatur dhe ndalesa për socializim kanë efekt negativ në shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike të të rinjve. Në të njëjtën kohë, dhuna në familje është rritur, ndërsa gratë e reja, vajzat dhe fëmijët nuk kanë kushte për të raportuar ose për të mbrojtur veten për shkak të rrezikut nga infeksioni. Ata theksojnë se përdorimi i rrezikshëm i substancave psikotropike është rritur, ndërsa frika, ankthi dhe stresi nga kjo gjendje do të çojnë në ankth, depresion dhe një numër fenomenesh të tjera.

Grupi u bën thirrje të gjitha OShC-ve të tjera të interesuara për mirëqenien e të rinjve t’i bashkëngjiten nismës  edhe në planifikim afatgjatë edhe me rekomandime për pasojat e kësaj krize. Organizatat mund të aplikojnë në këtë link.

Dokumentin e hartuan organizatat në vijim ARNO – Shoqata për zhvillim të opsioneve të reja, Forumi Arsimor Rinor (FAR), Reaktori – Hulumtim në vepër, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, Psikoterapia – Platformë për aksion të krizës për të rinj, HERA – Shoqata për edukim dhe hulumtim shëndetësor, HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme, Qendra për dialog ndërkulturor (QDI) – Kumanovë, Unioni për punë rinore (UPR), Unioni i vëzhguesve të Maqedonisë (UVM) dhe Këshilli kombëtare rinor i Maqedonisë (KKRM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button