Dasma shqiptare që u shty nga virusi korona

Në emisionin “Shqipëria Live” ishin të ftuara përmes një lidhjeje gjyshe e mbesë, Sabrie dhe Xhuljana.

Xhuljana, këtë vit kishte vendosur që të martohej, por si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19, është detyruar që ta zhvendosë ceremoninë për vitin tjetër. Gjyshja e saj, Sabria, ishte angazhuar për të përgatitur pajën për mbesën. Sabria thotë se ka qepur fustane, mbulesa, çarçafë, po ashtu meqenëse dasma u shtye, ajo do t’i qepë dhe fustanin e bardhë Xhuljanës. Sakaq, nënë Sabria mes lotësh kishte një mesazh për të gjithë shqiptarët: “Kudo që të jeni ruajini traditat shqiptare dhe të doni sa më shumë prindërit”, thotë nënë Sabria.

“Jo nuk më lënë fëmijët të dal fare. Për t’u mërzitur s’jam mërzitur shumë, por kur erdha me avion kisha frikë. Akoma se kam mbaruar (pajën e mbesës), sepse kam dhe në Shqipëri. Ne të vjetrat kemi qejf të bëjmë këto gjëra. Në dimër vij në Itali, sepse rri vetëm në shtëpi. Kam gjashtë fëmijë, por i kam nëpër botë. Kisha qejf për t’i bërë .Vajza e madhe më kishte thënë që t’i do të më qepësh fustanin e bardhë. Por Xhuljana  nuk pranoi dhe do e merrte me qira. Por e kam ndarë mendjen një fustan do t’ia qep për vitin tjetër. Shqiptarëve do t’u jap një porosi, kudo që janë të ruajnë traditat shqiptare dhe të duan sa më shumë prindërit”, tha mes lotësh nënë Sabria.

Ndërsa Xhuljana, u shpreh se ka 14 vite që jeton në Itali. Ajo ndihet e trishtuar se dasma iu shty për të dytën herë, për shkak të koronavirusit.

“I fejuari më propozoi në 2016-n për martesë, por mësova se isha shtatzënë dhe e shtyem. Këtë vit na u shtye prej koronavirusit”, thotë Xhuljana.

“Nëna më ka qepur fustanet për shoqëruset e nuses. Ka fustane të tjera, mbulesa, por akoma nuk kanë mbaruar. Unë prej 14 vitesh jetoj në Itali. Bashkëjetoj me një italian dhe kemi një djalë. Na ka ardhur keq që u shtye dasma. I fejuari im më propozoi në 2016-n për  t’u martuar, një vit më pas mbeta shtatëzëne dhe u shty, edhe këtë herë nuk e bëjmë prej koronavirusit. Por vitin tjetër shpresojmë ta bëjmë”, tha Xhuljana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button