Borxhi publik rritet me shpejtësi, 332 milionë euro brenda 10 muajve

Qeveria në pajtim me tetorin e këtij viti ka futur shtetin në borxh me gjithsej 2.42 miliardë euro, ndërsa çdo qytetarë i saj është në borxh me nga 1.176 euro.

Pjesëmarrja e borxhit në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) është 30.6 për qind e shumës së tij. Për dallim nga kjo, në vitin 2006 borxhi publik arrinte 24.3 për qind të BPV-së apo 1.27 miliardë euro.

Trendi i rritjes së shpejtë të borxhit publik vërehet gjatë fundit të këtij viti, kur në kuartalin e parë ai ishte 26 për qind të BPV-së, në kuartalin e dytë arriti 28.3 për qind, ndërsa në të tretin është rritur në 30.2 për qind të BPV-së. Nëse bëhet krahasim me fundin e vitit të kaluar, vërehet se për 10 muaj borxhi i përgjithshëm publik është rritur për 332 milionë euro.

Borxhi i shtetit plotësisht është rritur edhe para përfundimit të vitit kur në të përfshihen edhe kredia prej 50 milionë dollarëve nga Banka Botërore dhe shitjet e reja të fletëobligacioneve shtetërore.

Shifrat padyshim flasin se këtë vit shumë më tepër është rritur borxhi i brendshëm. Ashtu që, nëse këtë vit e kemi filluar me borxh të brendshëm prej 506.7 milionë euro, në fund të tetorit kemi 783.4 milionë euro apo borxh shtesë prej 276.7 milionë euro. Vetëm brenda një muaji, në tetor, borxhi i brendshëm është rritur për 27.6 milionë euro.

Pjesa e borxhit publik drejt vendeve të jashtme, i cili arrin 1.638 miliardë euro, shënon rritje prej 55.5 milionë euro nga fillimi i vitit. Tek kjo pjesë e borxhit publik në mënyrë dramatike është vërejtur rritje gjatë vitit të kaluar kur ai u zmadhua për 408 milionë euro, gjegjësisht prej 1.174 miliardë në 1.582 miliardë euro.

Nëse vitin e kaluar të 2011-ës e përfunduam me pjesëmarrje të borxhit të përgjithshëm publik në BPV prej 27.8 për qind, 10 muaj më vonë ai është 30.6 për qind.

Më pas, si vlerë të pritur të BPV-së për sivjet, Qeveria e përcakton shumën prej 7.921 miliardë euro, ndërsa vitin e kaluar ai arrinte 7.525 miliardë euro. Kjo do të thotë se Qeveria sivjet pret rritje të BPV-së, por ajo nuk ndodh duke marrë parasysh faktin se ai shënoi rënie prej 1.3 për qind në kuartalin e parë dhe 0.9 për qind në kuartalin e dytë, që do të thotë se sivjet ose do të kemi rritje negative ose ose zero rritje ekonomike. Nëse BPV-ja mbetet e njëjtë apo shënon rënie, atëherë niveli i borxhit publik si përqindje e BPV-së në mënyrë automatike do të rritet.

Krahasuar me rajonin, borxhi i shtetit ende është në nivelin më të ulët, por nëse vazhdohet me këtë ritëm, për disa vite Maqedonia mund të përballet me pamundësinë për servisimin e tij të rregullt pa ndihmë nga jashtë, sepse ekonomia nuk rritet me ritmin e borxhit.

Industria e orientuar në eksport  shënon rënie të prodhimtarisë tashmë 14 muaj me radhë, ndërsa paralajmërimet për rënien e mëtejshme në këtë sektor nuk flasin se BPV-ja mund të rritet vetëm me investimet e paralajmëruara. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button