Deputeti Zeqiri reagoi ndaj ministrit Ademi: Fatkeqësisht realiteti është ndryshe

Muhamed Zekiri, deputeti nga LSDM-ja ka reaguar pas konferencës së Ministrit të arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, duke e vlerësuar të painformuar në lidhje me mbarrëvajtjen e ‘mësimit online’, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Arber Ademi sot kishte deklaru se nuk ka shkolle ku nuk zhvillohet mesimi online. Fatkeqsishte realiteti eshte ndryshe, ministri ndoshta edhe nuk eshte drejt i informuar”, shkruan Zekiri.

Ai thekson se në shkollën e vajzës së tij nuk është mbajtur asnjë orë online.

“Ne shkollen fillore Ismail Qemali ne Çair ku ndjek mesimet edhe vajza ime, ajo nuk ka zhvilluar asnje ore online deri me tani”, deklaroi deputeti.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut procesi arsimor për të gjitha nivelet po vazhdon të zhvillohet online (“Mësimi në distancë”), pas vendimit të Qeverisë së RMV-së. Si pjesë e procesit arsimor, edhe në mësimin online duhet të kryhet notimi i gjithë nxënësve deri më 17 prill.

Qeveria e RMV-së vendosi në muajin mars që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

LEXO: Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave
LEXO: U përcaktuan afatet dhe mënyrat për notimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme
LEXO: RMV, Arbër Ademi: Po shqyrtojmë ndarjen e vauçerave për nxënësit që nuk kanë qasje në interne
LEXO: A do të anulohet ky vit shkollor në Maqedoninë e Veriut?
LEXO: Ministri Ademi sot propozoi edhe një masë shtesë për mësimin në distancë
LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë
LEXO: Shkup: Mësimi online me vetiniciativë të arsimtarëve
LEXO: Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button