Kryeministri Spasovski doli negativ edhe në testin e dytë për virusin korona

Kryeministri Oliver Spasovski, është negativ ndaj virusit korona. Këtë e tregoi edhe testimi i dytë pas izolimit dyjavor, konfirmojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Në faqen e tij të Fejsbukut, ku e publikoi lajmin, kryeministri porositi se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjithë deri më një tërësisht t’i respektojmë masat dhe rekomandimet pasi që ajo është mënyra e vetme që së shpejti të kthehet jeta normale në vend.

Kryeministri falënderohet për mbështetjen dhe apeloi që edhe më tej të kihet kujdes dhe të respektohen masat, gjegjësisht mbajtjen e maskave dhe distancës fizike prej 2 metrave.

Spasovski u vetëizolua, pasi që ishte për vizitë në Kumanovë, ku është takuar me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski, i cili doli pozitiv në COVID-19. Pos tij, sot njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe se edhe ai është negativ ndaj virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button