Ademi: Regjistrimi i filloristëve mund të shtyhet për në qershor, për maturën shtetërore ende s’është vendosur

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, regjistrimi i filloristëve për vitin shkollor 2020/2021 ka mundësi që në vend se të realizohet në maj, të shtyhet për në qershor. Ai në konferencën e sotme për media, tha se ky vendim mund të sillet, pasi gjatë regjistrimit të nxënësve të klasës së parë, atyre u nevojiten dokumente të posaçme që duhet t’i marrin në institute shëndetësore, njofton Portalb.mk.

“Në këtë gjendje të jashtëzakonshme mendojmë për më shumë kushte, njëra prej tyre është prolongimi i regjistrimit në maj dhe qershor. Ajo ka të bëjë me faktin se nevojiten të mblidhen më shumë dokumente, sepse sipas ligjit të ri për arsim fillor, për regjistrim të filloristëve nevojiten vërtetime nga institute shëndetësore për marrjen e vaksinave, nga stomatologu dhe oftamologu, ndërsa në këtë periudhë është e kufizuar lëvizja e qytetarëve”, tha Ademi.

Sa i përket maturës shtetërore, ai tha se në javët e ardhshme në seancë të Qeverisë do të sjellët vendim nëse do të mbahet në qershor apo, të hiqet ky obligim. Në rast se hiqet, Ademi tha se atëherë do të ketë nevojë për provime kualifikuese në programet studimore ku ka më shumë konkurrencë. Ai po ashtu, informoi se programi arsimor që aplikohet nga shtëpia, nuk do të përsëritet nëpër shkolla në shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button