Kufizimi i lëvizjes, parandalon virusin korona, por qytetarët mezi presin të shfuqizohet kjo masë

Kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve, parandalon përhapjen e virusit Kovid-19,që ka përfshirë territorin e vendit, ky është edhe vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Këto masa qeveria i ndërmori që në paraqitjet e para të të prekurve nga virusi. Qyteti i Dibrës ishte një ndër vendet e para ku edhe u izolua, më pastaj masa rigoroze u shtuan edhe për qytetin e Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe tërë territorin

Më 15 Mars, qeveria te çdo qytetar i Dibrës dhe qendrës Zhupë, ku edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve nga virusi, dërgoi porosi në telefon. Rekomandime këto që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, përveç në raste urgjente dhe të pashmangshme. Të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Të mos shoqëroheni në grupe. Përderisa ndonjëri ka simptoma të Koronavirusit (të ngjashme me ftohje ose grip) menjëherë të drejtohet në Qendrën spitalore. Ndërsa, do të vazhdojnë të punojnë vetëm shitoret ushqimore, barnatoret dhe pikat e karburanteve. Bankat dhe postat do të punojnë me orar të shkurtuar, shkruan Portalb.mk..

Nga organet qeveritare, thonë se e ndjekin situatën dhe i marrin vendimet, si çdo vend i botës.

“Po edhe këtu te ne qëllimi është që njerëzit të përdorin masat mbrojtëse dhe gradualisht të hiqet ora policore! Besoj pas festave të majit mund te kemi vendim të ri për lehtësim të orës policore, po ndoshta edhe do hiqet krejtësisht”, tha për Portalb.mk, nga qeveria, Hisen Xemaili.

Kufizimi i tepërt ka revoltuar qytetarët, ata thonë se në Maqedoni ka ndalesa më shumë se sa vendet e tjera në Evropë.

“Kur e mendoni ta largoni tërësisht këtë orë policore? Vetëm në vendet e rajonit tonë ka orë policore. Në vendet evropiane qarkullimi është i lirë, madje edhe bizneset e ndaluara më parë kanë filluar të punojnë”, tha për Portalb.mk, një qytetar , Rexhep P.

Korona, virus, qyteti, shkup, qytetar, maska

Kufizimi i lëvizjes, ditëve të fundit ka shtuar radhët e qytetarëve para bankave dhe postave. Radhët e gjata të pritjes nëpër banka nuk mungojnë as në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Përderisa secilit qytetar i nevojitet ndihmë, për dërgesë të ushqimeve dhe ilaçeve, Qendra për menaxhimin me kriza ka hapur numër telefoni, për t’u dal në ndihmë. Të gjitha këto rekomandime të qeverisë, kanë një moto “Varet prej ne të gjithëve”. Këshilla të këtilla vazhduan në ditët në vazhdim, por edhe deri më sot.

Përderisa, çdo ditë ka orë policore, si shkak i ndalimit të lëvizjes së qytetarëve, për mos përhapjen dhe parandalimin e virusit Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informoi se dita e punëtorëve, 1 Maji është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mënyrë shtesë edhe Qeveria njoftoi se do të vazhdojë me konceptin e masave që janë miratuan ditë më parë, të cila janë bazë të restrikcioneve më të vogla për lëvizje, por edhe me mbajtjen e obligueshme të maskës, mbajtja e distancës dhe mos formimi i grupeve. Ata informojnë se gjatë miratimit  të masave udhëhiqet nga rekomandimet e epidemiologëve dhe me qëllim ekskluziv të mbrojtjes së popullatës.

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Vendimet për kufizim në lëvizje për fundjavën që përfshijnë datat më 1,2 dhe 3 maj, gjegjësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, qeveria ka kufizuar lëvizjet, për të gjitha moshat, duke përcaktuar edhe orën e lirë për secilën kategori të moshave. Si dhe mbeten në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga Kovid-19, të miratuara nga Qeveria e RMV-së.

Për dallim nga javët e mëparshme, ku qytetarët nuk u lejoheshin të lëviznin për fundjavë, dy ditë e gjysmë, të cilëve u ishte urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, këtë fundjavë feste, mund të lëvizin me orë të kufizuara. Autoritetet qeveritare e shohin si një mënyrë e çlirimit nga orët e gjata të mbyllur në shtëpi, por për shumë qytetarë, këto vendime, masat për liri në lëvizje, janë akoma të kufizuara.

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button