Komisioni për Antikorrupsion: Nuk ka konflikt interesi te gjykatësit e kushtetueses, edhe pse kanë vendosur edhe për pagat e tyre

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit vlerësoi se nuk ka konflikt interesi që gjykatësit e kushtetueses kanë vendosur pas iniciativës së dorëzuar për shkurtim të pagave për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar.

Komisioni anti korrupsion ka dhënë mëndim, pasi gjykatësit e kushtetueses, përveç pagat e të tjerëve, kanë vendosur se nuk do të shkurtohen as pagat e tyre.

“Duke pasur parasysh se kompetenca e Gjykatës Kushtetuese është e vërtetuar vetëm me Kushtetutë, ndërsa Gjykata Kushtetuese është organ i vetëm i shtetit që mbron kushtetuëshmërinë dhe ligjshmërinë dhe vendos për përputhjen e ligjeve me Kushtetutën dhe përputhshmërinë e rregulloreve të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutës, vlerësojmë se me këtë rast nuk mbizotëron interesi personal në kryerjen e detyrës zyrtare”, kanë thënë nga ky komision.

Qeveria në muajin mars, solli vendim që, për shkak të krizës e koronavirusit, të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur  të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button