Flipinë, 280 të vdekur nga tajfuni Bopha

Ka shkuar në 280 numri i viktimave të tajfunit Bopha që goditi pjesën jugore të Filipineve. Sipas zyrtarëve në Luginën e Kompostelës, në lindje të Mindanao-s humbën jetën 156 persona ndërsa në Davaos Lindore u regjistruan 50 viktima. 

Në fshatin Andap, në Luginën e Komposteles, një shkollë u mbulua nga masive balte. Ketu numerohen 43 te vdekur, shume persona konsiderohen të humbur, përfshire edhe ushtarë qe kishin shkuar për të ndihmuar banoret. Ekipet e shpetimit kane nxjerre nga balta dhjetera persona, te cilet u transportuan ne spitale apo qendrat e evakuimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button