Funksionarët e LSDM-së paralajmërojnë se do të heqin dorë nga rrogat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryetarë komunash, drejtorë dhe funksionarë nga LSDM paralajmërojnë se do të heqin dorë nga tërë rroga për prill dhe maj dhe do të shkojnë në pagë minimale, pasi që dje Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për kushtetutshmërinë e Dekretit dhe ndaloi që të shkurtohen rrogat, njofton Portalb.mk.

Nga partia pushtetarë LSDM thonë se udhëheqësia e partisë për momentin po e definon mekanizmin me të cilin do t’i përgjigjen vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“LSDM ashpër e dënon këtë vendim të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila është kundër solidaritetit dhe është në dëm të drejtpërdrejtë kundër virusit korona. Me këtë, Gjykata Kushtetuese ka parandaluar sigurimin e 240 milionë denarëve, ose rreth 4 milionë eurove në buxhetin e shtetit për masat për përballje me krizën e virusit korona. Si parti gjithmonë jemi në anën e solidaritetit. Kuptojmë se nëpër çfarë kalojnë qytetarët dhe bashkë do të luftojmë kundër krizës korona”, thonë nga LSDM.

Qeveria më 11 prill si pjesë të masave ekonomike për parandalimin e krizës të shkaktuar nga KOVID-19 e ka miratuar Dekretin me të cilin ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe emëruar të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë në muajt prill dhe maj. Me këtë janë përfshirë 1.165 funksionarë dhe 895 drejtorë, ndërkaq kursimi i përgjithshëm për dy muaj do të jetë 3.9 milionë euro.

Nisma pranë Gjykatës kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e gjykatësve.

Gjykatësit kushtetues do t’i vlerësojnë edhe dekretet për punonjësit në PSP-së dhe shtesat e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Deri në vendimin e tyre, nuk do të ketë paga për ata që mbetën në PSP-në e shuar.

Kjo është hera e parë që Gjykata kushtetuese të vendos për nisma të dekreteve të Qeverisë gjegjësisht kur ligjet vijnë nga pushteti ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button