fbpx

Nexhmedin Hoxha, zejtarët e vendit me probleme në eksportimin e prodhimeve

U hap edicioni i tretë i manifestimit ‘Ditët e zejtarisë’. Ministria e Ekonomisë, ajo e Kulturës, Punës dhe Politikës Sociale si dhe e Arsimit, vazhdimisht realizojnë projekte që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve për kultivimin e zanateve të ndryshme, thanë kështu në hapjen e manifestimit, ministrat Valon Saraçini, Elizabeta Kançevska, Spiro Ristovski dhe Safet Neziri.

‘Qëllimi ynë është zejtaria të kthehet në atë që ka qenë në të kaluarën, sepse është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal në vend. Buxheti për përkrahjen e zejtarëve 2013-tën do të jetë më i madh se i këtij viti. Vlen të përmendet se vitin e kaluar kishim 6200 zejtarë, ndërsa këtë vit kemi vetëm 6000, do të thotë 200 më pak, dhe se duhet të punojmë që të krijojmë kushte për rritjen e këtij numri e jo zvogëlimin e tij’ tha Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini.

Zëvendës ministri për arsim dhe shkencë, Safet Neziri, tha se vazhdojnë të stimulojnë nxënësit dhe prindërit që fëmijët të regjistrojnë nëpër shkolla profesionale.

‘MASH është pjesë e kësaj strategjie për zhvillimin e zejtarisë me të cilën me ndryshimin e plotësimin e plan programeve shkollore, ne jemi duke mundësuar aspektin juridik formal, me të cilën do tu mundësohet edhe aspekti juridik që të obligohen edhe shkollat e mesme edhe Universitetet të cilat duhet të jenë pikënisje e asaj pjese qendrore për zhvillimin e mëtejshëm edhe nga aspekti arsimor do të thotë me tekste shkollore me të cilat do ti ndihmojmë këtij procesi dhe të kemi më shumë zejtar’ tha Neziri.

Oda e Zejtarëve të Maqedonisë, Nexhmedin Hoxhës, i dha mirënjohje si zejtari më i suksesshëm vitit që po e lëmë pas.

‘Jam një falënderues shumë i madh për ndihmën profesionale, Ministria e ekonomisë na ka premtuar shumë deri tani, se do të pasojnë ndryshime në ligjet për problemet sidomos problemin tim personal për eksportin e prodhimeve tona nga Maqedonia sepse nuk jemi të barabartë sepse konkurrenca e bën atë që neve nuk mund të eksportojmë prodhimet tona’ tha Hoxha.

Ndryshe, edhe Ministria e Kulturës edhe ajo e Punës dhe politikes sociale, me anë të strategjive dhe projekteve të ndryshme, tentojnë të rrisin numrin e zejtarëve të vendit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button