RMV, Kompanitë që shfrytëzojnë ndihmë financiare mund ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve

Kompanitë që shfrytëzojnë ndihmë financiare mund të zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Edhe pse fillimisht, u tha se nëse punëdhënësi shfrytëzon ndihmë qeveritare, ai duhet të mbaj numrin e njëjtë të të punësuarëve dy muaj pas shfrytëzimit të masës, përkatësisht deri në korrik, Ministrja e Financave, Nina Angellovsk, në konferencën e sotme për media, tha se kompanitë mikro dhe të vogla të cilat janë shfrytëzues të masave qeveritare për ndihmë financiare, do të mund të zvogëlojnë numrin e të punësuarve të tyre deri 15 %, kompanitë e mesme 10 , ndërsa ato të mëdha deri në 5%, njofton Portalb.mk.

Ajo po ashtu, ka informuar se në vend të huas së paralajmëruar Bridge to bond është vendosur se është më e pranueshme dhe më e mirë zgjidhja për momentin që vendi të shkojë me eurobonde. Sipas saj, eurobondi do të lëshohet kur të krijohen kushte më të favorshme.

“Bëhet fjalë për informatë të ndjeshme lidhur me kohën e saktë. E ndjekim tregun dhe kur do të krijohen kushte më të favorshme, planifikojmë të dalim me lëshimin e eurobondit. Ky është skenar ku duke marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe faktorët, kemi vendosur se është më adekuate dhe më mirë për vendin në këtë periudhë”, ka thënë Angellovska.

Ajo ka rikujtuar se janë siguruar 176 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe se në fazë të bisedimeve janë 160 milion euro nga BE nga Instrumenti për ndihmë makro financiare. Në dispozicion të vendit janë vendosur edhe 50-të milionë euro nga Banka Botërore për mbështetje të realizimit të masave për pagesën e rrogave prej 14.500 denarë si dhe 90 milionë euro shtesë nga Banka Botërore nga Instrumenti për ballafaqim me nevojat urgjente të shteteve me Kovid-19. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button