Spasovski: Qytetarët të shkarkojnë aplikacionin “Stop korona”

Kryeministri Oliver Spasovski, përmes profilit të tij në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shkarkojnë aplikacionin “Stop korona”, i cili regjistron kontaktet me personat e infektuar me COVID-19, njofton Portalb.mk.

“Instaloje aplikacionin nga stop.koronavirus.gov.mk dhe aktivizoje Bluetooth-in. Kur telefoni juaj do të gjendet në afërsi me telefonin e personit të infektuar me COVID – 19, i cili gjithashtu ka aktivizuar aplikacionin, kjo informatë me lejen tuaj, regjistrohet në sistemin shëndetësor”, ka shkruajtur Spasovski.

Ai ka shtuar se, ky aplikacion për telefon është i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili, pasi që ta instalojnë qytetarët, regjistron nëse kanë qenë në afërsi në 14 ditët e kaluar me ndonjë person të infektuar me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button