Kongresisti amerikan McCaul bëri thirrje për hetim ndaj qeverisë kineze dhe OBSH për COVID-19

Kongresisti amerikan nga radhët e republikanëve, Mike McCaul bëri thirrje për fillimin e një hetimi ndaj qeverisë së Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) lidhur me gabimet për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

McCaul tha se Komiteti i cili është i mbyllur për shkak të COVID-19, duhet të mblidhet në rastin e parë dhe të fillojë një hetim për administratën kineze dhe OBSH-në. “Nga kryetari i Komitetit (Eliot Engel) kërkoj që të kryejë një hetim dypalësh për shfaqjen dhe përhapjen e COVID-19”, tha McCaul.

Duke vënë theksin se Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë ka përgjegjësi serioze për të cilën është i ngarkuar t’i zbatojë, McCaul tha se “Komiteti duhet të hetojë veçanërisht veprimet e Partisë Komuniste të Kinës dhe kreut të OBSH-së, Tedros (Adhanom Ghebreyesus). Shpresoj se shumica e kongresistëve do t’u bashkohen kolegëve të mi republikanë dhe do të kryejnë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Nëse nuk marrim mësime nga gabimet në histori, do të jemi të destinuar t‘i përjetojmë përsëri ato”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button