Është hapur konkursi i katërt rajonal për tregimin e shkurtë Biber

Është hapur konkursi i katërt me radhë për tregimin e shkurtë Biber. Punimet mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në gjuhën boshnjake, kroate, malaze, maqedonase, serbe dhe shqipe; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot.

Tema e konkursit
Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 1. 12. 2020.
Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime.
Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.
Juria përbëhet nga Tatiana Gromac, Anton Berishaj dhe Selvedin Avdiq.

Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështetjen e Qendrës për Veprimit të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informacione lidhur me kushtet e konkursit dhe shpërblimet mund t’i gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button