Ndalesën për lëvizje nuk e kanë respektuar 28 persona

Ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Maqedoninë e Veriut nuk e kanë respektuar 28 persona, ndërsa janë arrestuar 21 persona. Për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse, njoftoi MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Gjatë natës së kaluar 65 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 18 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Policia gjatë kontrollit të personave në izolim dhe vetizolim nuk ka evidentuar persona të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button