Do të shpërndahen çmimet për voluntarët e vitit në Maqedoni

Me rastin e ditës së voluntarizmit, ministri për punë dhe politikë sociale Spiro Ristovski do të ndan çmimet për voluntarët e vitit. Këtë vit për herë të parë do të ndahen këto çmime, edhe atë në katër kategori: voluntari i vitit, organizator i punës vullnetare, praktikë voluntare dhe për mediat që kanë kontribuar në promovimin e voluntarizmit në Maqedoni. 

Me rastin e kësaj dite, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit ka vendosur edhe një stendë në qendër të Shkupit, ku të rinjtë mund të informohen dhe të anëtarësohen për punë vullnetare.

“Sot është dita e voluntarizmit, e shënojmë në këtë mënyrë, do të thotë kemi vendosur stendë ku njerëzit mund lirisht të vijnë të informohen ku mund të anëtarësohen. Unë personalisht jam nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, voluntar jam tashmë dy vite, jam e kyçur në shumë aktivitete. Mendoj se voluntarizmi ndihmon shumë në fitimin e përvojës dhe secili formohet si personalitet duke iu ndihmuar njerëzve” – thotë Anastasija Cikarska, voluntare nga Shkupi.

Sipas ekspertëve, voluntarizmi është një prej mënyrave më të mira për mësim joformal. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button