Ndryshimet që po bëjnë linjat ajrore në raport me pandeminë

Linjat ajrore janë duke hartuarë politika të reja që synojnë mbrojtjen e pasagjerëve dhe ekuipazhit nga transmetimi i koronavirusit dhe rritjen e besimit të konsumatorit në sigurinë e udhëtimit ajror, shkruan CNN, përcjellë “zeri.info”.

Përderisa njerëzit në shumë vende të botës po fillojnë të lëvizin më lirshëm, linjat ajrore po bëjnë disa “ndryshime” që kanë të ngjarë të evoluojnë me pandeminë.

JetBlue Airways – linjë ajrore nga SHBA njoftoi se do t’u kërkojë të gjithë pasagjerëve të veshin maska ëpër fytyrën duke filluar nga 4 maji. Anëtarët e ekuipazhit tashmë janë të detyruar të mbajnë t’i mbajnë ato.

Poashtu, të gjithë pasagjerëve të fluturimit të United Airlines u kërkohet të veshin maska për fytyrën. United ishte transportuesi i parë i madh amerikan që njoftoi për këtë kërkesë.

Transportuesi gjithashtu ka modifikuar shërbimin gjatë fluturimit për të minimizuar prekjen dhe ka kaluar në ushqime kryesisht të paketuara dhe pije të mbyllura.

Një kompani tjetër ajrore – Delta ka zvogëluar numrin e pasagjerëve në çdo fluturim, duke lejuar që në një udhëtim të jenë 10 klientë në një kohë.

Janë këto disa nga masat që janë të detyruara kompanitë ajrore t’i zbatojnë tash e tutje, të cilat janë të vendosura në faqen e internetit të transportuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button