Në Francë do të bëhet e detyrueshme vendosja e maskave

Në Francë përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm në transportin publik dhe në shkolla kur të fillojë lehtësimi i masave më 11 maj, deklaroi kryeministri francez, Edouard Philippe.

Shkollat do të rihapen gradualisht, duke filluar nga kopshtet dhe shkollat fillore. Nxënësit e moshave 11-15 vjeç janë të obliguar të vendosin maska, raporton BBC, transmeton 21Media.

Disa dyqane dhe markete pritet të hapen sërish nga 11 maji, por jo edhe kafenetë dhe restaurantet. Kryeministri francez tha se pronarët e dyqaneve do të kenë të drejtë t’iu kërkojnë blerësve që të vendosin maska dhe duhet të sigurohen për mbajtje të distancës fizike.

Franca ka pësuar një nga nivelet më të larta të vdekjeve Covid-19 në Evropë, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Spanjën. Dje u shënuan 367 viktima në Francë, duke e rritur numrin e viktimave në 23 mijë e 660, tha ministria e Shëndetësisë. 129 mijë e 859 persona janë të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button