Memeti: Secili ka të drejtë të mbajë grevë

Avokati i Popullit Ixhet Memeti deklaroi se të drejtën e grevës të qytetarëve askush nuk mund ta kontestojë, porse megjithatë duhet të ketë rregulla të sjelljes.

“Askush nuk mund ta kontestojë të drejtën e grevës së qytetarëve apo të të punësuarve pa dallim për cilën sferë bëhet fjalë, por me ligji është paraparë e duhet pasur kujdes minimumi për realizim e pandërprerë të të drejtave për mbrojtje shëndetësore të pacientëve”, deklaroi Memeti.

Nuk mund të them tani kush ka të drejtë në këtë situatë sepse duhet seriozisht t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e kësaj greve dhe në fund të nxjerrim konstatim  i cili do të jetë kompetent, theksoi Memeti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button