Sela: Garancat e Blerim Bexhetit, të kobshme për shqiptarët!

Sa herë që ministri Blerim Bexheti deklaron liri dhe drejtësi, njerëzit përfundojnë me vdekje, ka deklaruar sot deputeti i PDSH-së Ziadin Sela duke komentuar prononcimin e djeshëm të ministrit i cili tha se do të garanton që procesi për rastin Monstra të zhvillohet sipas ligjit dhe drejtësisë.

“Me rastin e deklaratës së Ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti se do të garantojë drejtësi për rastin e Monstrës, them që ky ministër nuk ka aspak kredibilitet moral e para punës që të jetë ministër dhe të japë deklarata të tilla, sepse po ky ministër ishte i njëjti ai që deklaronte që rasti i Ibrahim Sulejmanit do të jetë efekti i parë i interpretimit autentik të ligjit për amnesti, dhe sa herë që ky deklaron liri ose drejtësi fatkeqësisht njerëzit përfundojnë me vdekje dhe me asgjë tjetër” – ka thënë Sela.

Ai akuzoi ministrin Bexheti se është shndërruar në rroktarë të kryeministrit Gruevski, ndërsa pyeti që çfarë drejtësie duhet të sigurohet që të mos akuzohet Ferideja 60 vjeçare për armëmbajtje pa leje.

“Ky nuk ka kredibilitet për të dalur dhe për të dhënë deklarata të tilla sepse kjo nuk është gjë tjetër përpos legjitimitetit që ka marrë e ka shndërruar dhe është shndërruar në një rroktarë të Gruevskit. Është rroktar i Gruevskit të cilit i duheshka drejtësi që akuza e nënë Ferides një plakë mbi 60 vjeç që akuzohet për armëmbajtje pa leje” – ka thënë Sela.

Ndryshe, një ditë pas sjelljes së vendimit që gjykimi për rastin “Monstra” të fillojë më 20 dhjetor,  ministri për drejtësi i Maqedonisë, Blerim Bexheti, në një konferencë për shtyp ka  garantuar se si për të gjitha proceset gjyqësore ashtu edhe për rastin Monstra do të veprohet sipas ligjit dhe drejtësisë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button