Lëvizja Besa vazhdoi sot shpërndarjen e maskave në Shkup

Lëvizja Besa ditët e fundit, kur edhe është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave, ka filluar nga Tetova dhe Kumanova shpërndjarjen e maskave, për të vazhduar sot aksionin edhe në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët nga rinistët e BESËS dhe përfaqësues nga Forumi i Gruas, ka vazhduar në Komunën e Çairit, pas rekomandimeve të fundit nga ana e institucioneve përkatëse për mbajten e maskave në mënyrë të obliguar për mbrotje nga pandemia Covid-19”, raportojnë nga LB-ja.

LB-ja vlerëson se ky aksion simbolik po pritet mirë nga qytetarët.

“Shëndeti i qytetarëve është në radhë të pare dhe mbrojtja e saj duhet detyrimisht të respektohet nga të gjithë njerzit”, theksojnë nga LB-ja.

Ata bëjnë thirrjen deri te qytetarët që të respektojnë masat shëndetësore, si përdorimi i maskave, për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button