Protokoll për organizimin e e dasmave në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës së virusit korona

Për organizim të dasmave në kushte të koronakrizës në biseda me operatorët ekonomikë, do të përcaktohen kriteret për shpërndarjen e tavolinave dhe distanca që duhet të mbahet. Do të ketë protokoll të përgjithshëm që do të modifikohej në varësi të specifikës së objektit.

Komisioni për sëmundje infektive tashmë po përgatit protokollet për mbajtjen e kurseve dhe edukimin në ambiente të mbyllura, transportin publik, shkollat dhe kopshtet, si dhe për operatorët ekonomikë, ndërsa siç paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me punë intensive në dy javët e ardhshme deri nga mesi i majit, të gjitha segmentet e funksionimit të mëtutjeshëm do të finalizohen dhe publikohen në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik, transmeton MIA.

Të gjitha protokollet do të ndahen me odat ekonomike, të cilat do t’i paraqesin para operatorëve ekonomikë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të organizoheshin dasmat dhe festimet familjare, ministri tha se edhe për këtë do të ketë kritere të caktuara për mënyrën e shpërndarjes së tavolinave dhe si do të duhej të mbahej distanca.

“Do të tregohet se si operatorët ekonomikë duhet t’u përmbahen këtyre masave dhe natyrisht nëse do t’i pranojnë ato ose do të kenë edhe ata sugjerime të tyre. Për shkak se edhe kjo është e rëndësishme, një protokoll i përgjithshëm sigurisht që do të duhet të modifikohet në pajtim me specifikën e objektit ose institucionit”, shpjegoi Filipçe.

Ministri tha se është ende herët dhe se nga mesi i majit ata do të kenë formuar plotësisht konceptin për secilin segment të funksionimit.

“Është normale që me këto masa kufizuese që i sjellim me qëllim të të mbrojtjes së shëndetit, ka presion të madh të përditshëm nga ana e shumë aspekteve sociale dhe ekonomike dhe kjo është diçka që pritet”, përfundoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button