Franca ndali futbollin deri në gusht, kampionati drejt anulimit

RMC Sport ka njoftuar pasditen e sotme se në Francë është vendosur të ndalet çdo aktivitet futbollistik deri në muajin gusht, çka do të thotë që sezoni mund të quhet i përfunduar në ligat vendase dhe duhet të mendohet vetëm për sezonin e ardhshëm.

Vendimi i është komunikuar Ligës Kombëtare nga ana e Ministrit francez Edouard Philippe, ndërsa mbetet për t’u diskutuar vetëm si do të procedohet me rëniet nga kategoria, renditjen për kupat e europiane dhe titullin kampion.

“Sezoni 2019-2020 nuk mund të përfundojë. Futbolli në Francë do të jetë i ndaluar deri në muajin gusht dhe më pas do të nisë në shtator direkt me sezonin e ri”, mësohet se ka thënë ministri francez para Asamblesë, transmeton SS.

Nëse gjithçka do të konfirmohet si e vërtetë, atëherë Ligue 1 do të bëhet kampionati i parë nga 5 më të rëndësishmit në Europë, që do të ndalte përfundimisht sezonin, ndërsa ky vendim do të kompromentonte edhe zhvillimin e ndeshjeve të ligave europiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button