(Video) Plas sherri në Zenit, Hulk kërkon largimin

Plasin polemikat në shtëpinë e Zenit S. Peterburg. Blerja më e shtrenjë e klubit në merkaton e verës, braziliani Hulk, ka shfaqur hapur pakënaqësitë ndaj trajnerit Luciano Spalleti.

“Nëse nuk zgjidh problemet me të mund të largohem”, theksoi ish bomberi i Portos pas ndeshjes së fundit të grupit ndaj Milanit.

Por menjëherë pas shpërthimit të Hulk ka reaguar me qetësi trajneri italian. “Mund të thotë çfarë të dojë. Mund t’i vijë keq por nëse e zëvendësoj do të thotë se paraqitja e tij në fushë nuk është e kënaqshme. Ky është roli im. Nëse mendon se është i pazëvendësueshëm, gabon”, nënvizon Spalleti./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button