Mickoski: Zgjedhjet nuk janë prioritet, Kuvendi nuk mund të thirret

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar në konferencën e sotme për media se, për partinë e tij, zgjedhjet nuk janë prioritet ndërsa, është shprehur kundër thirrjes së Kuvendit, të cilën e propozoi LSDM, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

“Kjo përbërje parlamentare është e kaluar dhe me shpërndarjen e Kuvendit mandati i deputetëve ka përfunduar dhe ata kanë kthyer legjitimitetin mbrapa te qytetarët. I vetmi që mund të mbush sallën në Kuvend është populli. Nuk mundet as Zoran Zaev, as një grup deputetësh të tentojnë të shkelin Kushtetutën”, ka deklaruar Mickoski.

I pyetur nëse, VMRO DPMNE do të merr pjesë në zgjedhje nëse ato mbahen në fund të qershorit apo fillim të korrikut, ai tha se tani prioritet nuk janë zgjedhjet e parakohshme, por tejkalimi i situatës me koronavirusin.

“VMRO DPMNE është e gatshme të fitojë LSDM-në çdoherë. Por, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është një ndër prioritet kur kemi pandemi me COVID – 19 dhe kur çdo ditë luftojmë me njerëz të infektuar dhe viktima, kur ballafaqohemi me krizë ekonomike, sanitare dhe arsimore, dhe në përgjithësi kur kemi situatë të krizës”, deklaroi Mickoski.

Ai akuzoi Qeverinë se në tre muajt e parë të vitit, ka harxhuar rreth 43% nga deficiti i përgjithshëm i planifikuar buxhetor për vitin 2020 apo, 120 mln euro më shumë nga ajo që është mbledhur në kasën shtetërore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button