Kush do fitojë dhe kush do humbasë në rendin e ri botëror?

“Andrà tutto bene”, thonë Italianët, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë nesër?

Mund të duket deklaratë e nxituar, ajo që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, për të marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë në një periudhë e cila do përcaktojë epokën e ardhshme, dhe e kanë njërin sy në luftën e përditshme, e tjetrin se si do të ndikojë kjo krizë në  të gjithë botën, transmeton Class.

Tashmë i gjithë fshati global ka filluar të nxjerrë mësime.

Në Francë, Macron ka thënë se “kjo periudhë do të na mësojë shumë. Shumë siguri dhe bindje do të zhduken. Shumë gjëra për të cilat ne menduam se ishin të pamundura po ndodhin”. Ai ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha në sektorin shëndetësor”.

Në Gjermani, ish-ministri i jashtëm i Partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel është ankuar se “ne e kemi çuar shtetin 30 vjet mbrapa”, dhe parashikon se gjenerata e ardhshme do të jetë më pak naive për globalizimin.

Në Itali, ish-kryeministri Matteo Renzi ka kërkuar një komision për të ardhmen. Në Hong Kong, shkrimet në mure thonë: “Nuk mund të kthehemi në normale sepse normalja ishte problemi që ne kishim”.

Henry Kissinger, sekretari i shtetit amerikan nën presidentin Richard Nixon, thotë se liderët duhet të përgatiten tani për të kaluar në një rend të ri botëror, post-koronavirus.

Boris Johnson është detyruar ta lëshojë shtetin, por ndikimi në Britani duket më i dukshëm tek shoqëria civile sesa tek politika. Në Angli nuk ka ende shumë diskutime për një politikë të re. Ndoshta kombi është i rraskapitur nga Brexit dhe nuk mund të përballojë më shumë trazira.

Në Evropë, SHBA dhe Azi debati është zgjeruar. Jeta publike mund të jetë ndalur, por debati publik është përshpejtuar. Gjithçka është në diskutim – shkëmbimet midis një ekonomie të prishur dhe shëndetit publik, e ardhmja e BE-së, populizmi etj.

Teoricieni i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard Stephen Walt mendon se Kina mund të ketë sukses. “Koronavirusi do të përshpejtojë kalimin e fuqisë dhe ndikimit nga perëndimi në lindje. Koreja e Jugut dhe Singapori e kanë menaxhuar më mirë krizën dhe Kina ka arritur të mësojë nga gabimet e sajë fillestar. Reagimi i qeverive në Evropë dhe SHBA ka qenë shumë skeptik dhe ka të ngjarë të dobësojë fuqinë e markës perëndimore”.

Humbësi për momentin, rrezikon të jetë BE.

Disa nga kritikët më të egër të Evropës kanë qenë pro-evropianët. Mungesa e përgatitjeve të BE-së, pafuqia e saj, ndrojtja e saj janë befasuese. Sigurisht, shëndetësia nuk është pjesë e kompetencës së saj, por nuk është pa mjete ose përgjegjësi.

Instikti i parë ishte mbyllja e kufijve dhe mbajtja e pajisjeve. Doli se çdo shtet ishte për veten e vet, dhe Italia ndjehej më së shumti e vetme.

Por edhe me rritjen e numrit të vdekjeve në të gjithë Evropën, diskursi i BE-së është mbizotëruar nga grindje dhe vetëm probleme shumë teknike se si të financohet shpëtimi ekonomik i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button