Nuk është vërtetuar se ilaçi izraelit është 100% i efektshëm kundër COVID-19

Një kompani izraelite ka gjetur një ilaç që është treguar 100% i efektshëm kundër COVID-19. Ky është një tjetër informacioni i pavërtetë që ka qarkulluar ditëve të fundit. Terapia qelizore PLX është testuar në Covid 19 pacientë, por ajo ende nuk është aprovuar si një trajtim 100% efektiv kundër COVID-19, siç thuhet në informacionin e shpërndarë, raporton Portalb.mk.

Lajmi është publikuar nga disa media shqiptare, përderisa informacioni i njëjtë është shpërndarë nga persona të ndryshëm edhe në Facebook.

Kompania me bazë në Haifa, e quajtur Pluristem Therapeutics, thotë se ilaçi po testohet te pacientët e prekur nga virusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo nuk ka asnjë pretendim se ky trajtim, i quajtur Pluristem Placental Cell Therapy, është 100% efektiv ndaj COVID-19.

FOTO PLURISTEM
FOTO PLURISTEM

Komuniteti mjekësor i përfshirë në trajtimin e COVID-19 dhe organizatat e mëdha, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nuk kanë pretenduar efikasitet 100% të terapisë qelizore PLX.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button