Prishtinë, digjen dy vetura të Qeverisë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për portalin Telegrafi se mbrëmë, rreth orës 23 janë djegur në Prishtinë dy vetura të Qeverisë së Kosovës. Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi djegien e veturave qeveritare.

Ajo bëri të ditur se njëra veturë e Qeverisë është djegur në lagjen Bregu i Diellit, ndërsa tjetra në Dardani.

Ahmeti nuk ka bërë të ditur detaje tjera, pasi sipas saj, hetimet janë duke u zhvilluar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button