RMV, 6 viktima të reja nga virusi korona dhe 22 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, janë regjistruar 22 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 36 të tjerë. Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 1.421, të vdekurve 71, të shëruar 589, ndërkaq gjithsej tani për tani janë 761 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi edhe atë njëri në moshë 58-vjeçare i cili është hospitalizuar më 19 prill dhe një pacient 63-vjeçar i cili është shtruar në spital më 9 prill, që të dy kanë qenë të kyçur në ventilim mekanik. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy nga Shkupi të moshës 75 dhe 58-vjeçare, që të dy janë hospitalizuar më 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshë 51 vjeçare, e cila është hospitalizuar më 12 prill. Përpara dy ditëve ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Shkupi në Klinikën ne Onkologjisë në moshë 71-vjeçare. Pas analizave të kryerja, ka dalë se ajo është pozitive ndaj KOVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 36 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 362 testime, ndërsa janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup -11, Kumanovë-2, strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotinë-1. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend është 1.421, numri i pacientëve të shëruar është 589, e të vdekurve 71, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 761.

Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon:

  • Shkup- 486,
  • Kumanovë – 378,
  • Dibër – 51,
  • Shtip-34,
  • Prilep – 143,
  • Tetovë – 75,
  • Strugë – 65,
  • Veles – 69,
  • Manastir – 19,
  • Ohër – 15,
  • Kavadar – 7 ,
  • Gostivar – 17,
  • Gjevgjeli – 4,
  • Strumicë – 2,
  • Kriva Pallankë – 5,
  • Radovish – 4,
  • Krushevë – 3,
  • Koçan – 28,
  • Probishtip – 2,
  • Kërçovë – 2,
  • Negotinë – 5,
  • Demir Hisar – 1,
  • Makedonski Brod – 2,
  • Pehçevë – 1,
  • Vallandovë – 1,
  • Vinicë – 2.

362 testimet janë bërë Përmes Institutit të Shëndetit Publik -203, Fakultetit të Veterinarisë -8, Avicena -11, Biotek-45, Klinika “Zhan Mitrev”-48, Sistina me metodë PCR -25 dhe ASHAM-22. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 15.771 testime me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button