Të rinjtë nga Gostivari e “digjitalizuan” kohën e iftarit dhe syfyrit për në RMV

Lokmani ka punuar dy ditë pa pushuar në mënyrë që në ditën e parë të ramazanit të publikoje uebfaqen Ramazan.mk, në të cilën ju jepet mundësia të shihni se në çfarë ore është koha e iftarit dhe syfyrit, e mundi i tij tashmë po shpërblehet, për shkak se kjo uebfaqe për vetëm dy ditë ka kapur 10,000 klikime, shkruan Portalb.mk.

Në një kohë kur gjithçka mund të gjendet me vetëm disa klikime, Lokmani së bashku me kolegët e tij të kompanisë “Lucky Media” në Gostivar, vendosën ta “digjitalizojnë” edhe ramazanin, kështu duke ua bërë më të lehtë agjëruesve pjesën e kohës së iftarit dhe syfyrit.

Sipas krijuesit të këtij programi, ideja fillimisht i kishte lindur vëllait të vet e që më pas e gjithë kompania “Lucky Media” i përveshën krahët, në mënyrë që kjo uebfaqe të publikohet për vetëm dy ditë.

“Ideja fillimisht ishte e vëllait, për shkak se ne vazhdimisht shkëmbejmë ide me njëri tjetrin. Kishim vetëm dy ditë të lira, të njëjtat i shfrytëzuam për të krijuar këtë uebfaqe. Fillimisht, u interesuam për atë se a është në interes të qytetarëve një gjë e tillë, pamë se njerëzit realisht kishin nevojë për këtë dhe e krijuam për dy ditë, punuam pa ndalë në mënyrë që e njëjta të publikohet të premten në ora 12:00 të natës” theksoi Lokman Musliu nga “Lucky Media”.

Se kjo uebfaqe ka qenë mëse e nevojshme për agjëruesit, e tregojnë vetë shifrat e shikuesve në të njëjtën, edhe atë vetëm dy ditë pas publikimit të saj.

“Jemi shumë të kënaqur sa ju përket shifrave të shikuesve, për vetëm dy ditë uebfaqja Ramazan.mk ka pasur 5,000 shikues kurse 10,000 klikime. Jemi munduar që faqen ta bëjmë sa më praktike, të duket vetëm qyteti, koha e iftarit dhe syfyrit, asgjë më shumë” shtoi Lokman Musliu.

Aplikacioni "Ramazan.mk".
Aplikacioni “Ramazan.mk”.

Ndryshe, uebfaqja wwww.ramazan.mk mund të merret në çdo telefon celular, mjafton që të klikoni në uebfaqen dhe pas kësaj të klikoni në opsionin “Add Bookmark” që e njëjta të ju regjistrohet si aplikacion në telefonin tuaj.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mirmroma admin shum mir e kini shkrujt ket si informat per ne une e ndjek faqen po atej nfund e keni shkrujt per ma leht ta gjejm faqen add bookmark.. prap duhet pi n safari ta xhojm faqen a nese faqen e bon add Add to Home Screen.. e ke ntelefon si aplikacion.. ni informat tvogel pi mije.. kjo vlen per iphona.. naten e mir

Leave a Reply to Amir Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button