VMRO dhe BDI përjashtojnë mundësinë e thirrjes së Kuvendit, edhe pse në 2016 dy partitë mblodhën Kuvendin pas shpërndarjes së tij

Mbetet akoma e paqartë nëse Kuvendi do të mblidhet për të votuar dy vendimet e njëpasnjëshme të presidentit, Stevo Pendarovski, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së korona virusit, si dhe për të kontrolluar punën e Qeverisë dhe të urdhëresave me fuqi ligjore që i sjell ajo, apo jo, njofton Portalb.mk.

Juristi, Ibrahim Bajrami deklaroi për Portalb.mk se, nuk ka mundësi ligjore që të mblidhet Kuvendi. Sipas tij, çështja e pandemisë është çështje globale dhe vendimet e shtetit tonë duhet të jenë në përputhje me vendimet e shteteve në rajon dhe më gjerë.

“Ligjërisht nuk ka mundësi ligjore që të mblidhet Kuvendi, kjo është e para dhe e dyta, edhe masat e pandemisë, nuk lejojnë që Kuvendi të mblidhet për shkak se, Kuvendi detyrohet t’i ketë të nevojshëm të gjithë deputetët, ndërsa prezenca e të gjithë deputetëve nuk ua mundëson distancën e nevojshme prej  njëri tjetrit, gjithçka tjetër është improvizim. Kryetari i shtetit në bazë të kompetencave që ka, ka të drejtë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkaqe të ndryshme. Pandemia si mundësi nuk është e paraparë në kompetencat e tija në kuptimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme por, vetëm për gjendjen e sigurisë, në gjendje të luftës. Mirëpo, siguria e cenuar i jep atij hapësirë për të penguar shfaqjen e mëtutjeshme të pandemisë për ta marrë vendimin që e ka marrë deri tash”, tha Bajrami.

Ndërkohë, partitë më të mëdha politike vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i përket kësaj çështje. LSDM vazhdon të insiston se Kuvendi duhet të mblidhet.

Por, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në një paraqitje publike në lidhje me përvjetorin e tretë të dhunës në Kuvendin e RMV-së, mohoi mundësinë për thirrjen e Kuvendit para zgjedhjeve parlamentare.

Ai përkundër argumenteve të tij se është e pamundur mbledhja e Kuvendit pas shpërbërjes së tij dhe para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ai theksoi se pret liderët e partive politike të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje. “Kuvendi mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe atë mund ta bëjë populli”, ka thënë Xhaferi.

Talat Xhaferi. Foto: Portalb.mk
Talat Xhaferi. Foto: Portalb.mk

Edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është deklaruar sot kundër thirrjes së Kuvendit.

“Kjo përbërje parlamentare është e kaluar dhe me shpërndarjen e Kuvendit mandati i deputetëve ka përfunduar dhe ata kanë kthyer legjitimitetin mbrapa te qytetarët. I vetmi që mund të mbush sallën në Kuvend është populli. Nuk mundet as Zoran Zaev, as një grup deputetësh të tentojnë të shkelin Kushtetutën”, ka deklaruar Mickoski.

Megjithatë edhe pse VMRO dhe BDI tani janë kundër thirrjes së Kuvendit, kanë qenë partitë e  njëjta që në vitin 2016, kanë mbledhur Kuvendin pas shpërndarjes së tij.

Më 25 maj të vitit 2016, me iniciativë të BDI-së, gjykatësit e kushtetueses njëzëri vendosën që të anulojnë dy vendimet për shpërndarje të Kuvendit, të miratuara më 18 janar dhe 23 shkurt të vitit 2016.

Në vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, qëndron se iniciativën e ka dorëzuar Talat Xhaferi, i cili tani si kryeparlamentar e mohon mundësinë e thirrjes së Kuvendit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RMV, 2016

“Anulohet vendimi për shpërndarje të Kuvendit nga 18 janari dhe vendimi për ndryshim të vendimit për shpërndarje të Kuvendit nga 23 shkurti i vitin 2016. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese përbën fuqi juridike nga dita e miratimit”, ka deklaruar atëherë për Meta, sekretarja gjenerale e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska.

Pas këtij vendimi, kryeparlamentari i atëhershëm, Talat Xhaferi, ditën e njëjtë, e thirri Kuvendin

Ndryshe, LSDM mblodhi javën e kaluar numrin e nënshkrimeve të nevojshme për iniciativë, për thirrjen e seancës parlamentare dhe të njëjtat i koa dorëzuar në Kuvend.

Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, siç kanë thënë ata,  është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi.

Kryeministri Oliver Spasovski, para disa ditëve tha se është logjike dhe përgjegjësi politike që të veprohet në mënyrë adekuate dhe të mundësohet funksionimi i Kuvendit, nëse është e nevojshme,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button