RMV, ja si do të jetë ora policore për 1, 2 dhe 3 maj

Në seancën e 47-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e vendit gjatë kohës së 1, 2, 3 majit, njofton Portalb.mk.

Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, të premten, shtunën dhe dielën, do të lejohet lëvizja e qytetarëve prej 05:00 deri në ora 14:00. Ndalesa për lëvizje në tërë shtetin do të fillojë në ora 14:00 dhe do të zgjatë deri më 05:00.

Për personat mbi 67-vjeç ndalesa, të premten, shtunën dhe dielën do të lejohet lëvizja prej 05:00 deri më 11:00.

Të gjithë të rinjtë deri më 18-vjeç, të premten, shtunën dhe dielën do të dalin prej 12:00 deri në ora 14:00.

Mbeten në fuqi të gjitha masat për mbrojtje nga KOVID-19, të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button