fbpx

Pandemia me Kovid-19 dëshmoi që ekzistenca më e sigurt është në administratën shtetërore

Pandemia e Kovid-19 dhe masat që p ndërmerren për ballafaqim me këtë gjendje, edhe një herë dëshmuan që vendi më i sigurt i punës, kurse me atë edhe ekzistencë më të sigurt ofron punësimi në administratën shtetërore dhe punësimi në sektorin publik, deklaroi Sllagjana Taseva, kryetare e “Transparensi Interneshënëll – Maqedoni” (TI-M) lidhur me raportin “Vlerësim i lëndueshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat për punësim, me theks të veçantë në nepotizëm, klientelizëm dhe kronizëm”, projekt të cilin e punojnë me Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), njofton Portalb.mk.

“Në një institucion mund të ketë më shumë lloje të punonjësve të drejtat dhe obligimet e të cilëve rregullohet me dispozita të veçanta, nga të cilët disa konsiderohen si nëpunës administrativ, disa si dhënës të shërbimeve, të tjerë si persona ndihmës teknik. Vetë procedura për punësim paraqet proces i cili është i rregulluar me më shumë akte, në të cilat janë përfshirë më tepër institucione. Nga rregullimi i qartë dhe i saktë në dispozitat materiale dhe aktet nënligjore dhe zbatimi transparent dhe i drejtë, varet besimi i qytetarëve në institucionet dhe reduktim ose parandalim i plotë i rreziqeve nga korrupsioni, ndikimi, klientilizmi, kronizmi në procedurat për punësim,” thuhet ndër të tjerat në raport.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska konsideron që në suaza të administratës publike është e domosdoshme të vendosen mekanizma juridik por edhe praktik nëpërmjet të cilëve do të rregullohet procesi i punësimit dhe avancimit.

“Këto mekanizma duhet të bazohen në transparencë të procedurave, si dhe mbi parimet e vlerave me qëllim që të përzgjidhen kandidatët më të mirë. Në të kundërtën, nepotizmi dhe përkatësia partiake sërish do të dominon gjatë punësimit në administratë,” shton ajo.

Edhe KSHPK edhe TI-M vlerësojnë që ky hulumtim edhe më shumë fiton në domethënie në këto ditë të pandemisë së Kovid-19, kur numër i madh punonjësish kanë humbur vendet e tyre të punës, ndërsa me atë edhe të ardhurat e tyre, deri në shkallë të ekzistencës së rrezikuar që paraqitet edhe shkak për dhunë në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button