fbpx

Në dispozicion onlajn platformë për mësimnxënie dhe zhvillim të fëmijëve me pengesa

Nga dje, 27 prill, është në dispozicion për punë onlajn platforma për përkrahje gjatë mësimnxënies dhe zhvillimit të fëmijëve me pengesa, që është përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe në partneritet me organizatën që promovon teknologji asistive “Hapni dritaret”, njofton Portalb.mk.

“Nëpërmjet kësaj platforme, fëmijët me pengesa fitojnë ndihmë që më lehtë të ndjekin mësim, ta organizojnë kohën e lirë ose të përsosin ndonjë shkathtësi kompjuterike. Platforma është e mirëseardhur edhe për prindërit të cilët do të mësojnë se si, përmes lojës, ta përdorin kompjuterin apo tabletin si vegël për zhvillim të fëmijës së tyre me pengesë. Më e rëndësishme është që përkrahja për secilin fëmijë me pengesë do të jetë individuale, e adaptuar për nevojat personale të çdo fëmije”, ka thënë Sanella Shkrijelj, zëvendës ministre shtesë për Punë dhe Politikë Sociale.

Me onlajn-shërbimin nëpërmjet edukatorëve dhe logopedëve specialë, prindërit do të pranojnë ndihmë për të hartuar plan të personalizuar për onlajn-përkrahje të fëmijëve të tyre. Shërbimi që bazohet në qasjen e orientuar kah personaliteti i fëmijëve ka për qëllim ta stimulojë zhvillimin e tyre në katër fusha: stimulim i hershëm i zhvillimit, përdorim i kompjuterëve dhe internetit, shërbime logopedike dhe përkrahje këshillëdhënëse/ konsultative të kujdestarëve dhe punonjësve në institucionet përkatëse.

“Fëmijët me pengesa kanë nevojë për përkrahje shtesë, qasje të personalizuar dhe orë të modifikuara për të vazhduar të mësojnë në shtëpi. Duhet të përkujdesemi që prindërit edhe në këtë periudhë ta pranojnë përkrahjen e domosdoshme, ndërsa fëmijët të kenë qasje në shërbimet inovative me të cilat do të stimulohet zhvillimi i tyre dhe mësimnxënia e vazhdueshme” ka thënë Patricija di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF.

Onlajn platforma është në dispozicion për të gjithë fëmijët me pengesa. Prindërit dhe kujdestarët mund ta regjistrojnë fëmijën e tyre për përkrahje të personalizuar gjatë mësimit, në këto numra 072/275 211 dhe 078/282 662 për përkrahje në maqedonisht, 071/989 822 për përkrahje në shqip, çdo ditë pune nga ora 9 deri në ora 17.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close