KE-ja nuk konfirmoi takim Varheji-Ballkan Perëndimor më 30 prill

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero deklaroi për MIA-n se nuk kishte asnjë informacion për takim midis eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Verheji dhe ministrave për Punë të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e publikoi Al Xhazira nga Ballkani, duke cituar burime diplomatike, por nga kabineti i eurokomisarit nuk janë të njoftuar për një video-konferencë të tillë, qëllimi i së cilës, sipas Al Xhaziras është të përgatitet video samiti i ardhshëm midis liderëve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kemi asnjë konfirmim, por sigurisht që do të ketë çfarëdo lloji kontakte që të përgatitet samiti më gjashtë maj, por nuk ka konfirmim për video-konferencë të tillë specifike”, deklaroi Ana Pisonero.

Shefi i shërbimit të zëdhënësve të Komisionit Evropian, Erik Mamer, paralajmëroi se nesër në rend të ditës të kolegjit të rregullt të eurokomisarëve do të debatohet për samitin BE-Ballkan Perëndimor dhe mënyrën se si Bashkimi Evropian kontribuon në rajon. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button